Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon se pesë ushtarë rusë janë vrarë në fabrikën Azovstal

Fabrika e çelikut në Azovstal

Ushtaraët ukrainas pretendojnë se janë vrarë pesë ushtarë rusë të hënën mbrëma në fabrikën Azovstal në Mariupol, ndërsa ata kishin tentuar të futeshin në fabrikë, raporton CNN.

“Pas evakuimit të pjesshëm të civilëve nga territori i fabrikës Azovstal, armiku nisi të gjuante në territorin e fabrikës, përfshirë në ndërtesat ku civilët po fshihen nga rreziku. Pesë okupues u shkatërruan gjatë sulmit”, është thënë nga Regjimenti Azov në rrjetin Telegram.

Në fabrikën e çelikut Azovstal po qëndron rezistenca e fundit ukrainase në qytetin Mariupol.