Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon se 9 aeroplanë luftarakë rusë janë shkatërruar në shpërthimin në Krime

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë të mërkurën se nëntë aeroplanë ushtarakë rusë janë shkatërruar në një shpërthim masiv në bazën ajrore ruse në Krime, raporton agjencia AP.

Është pretenduar se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sulmi ukrainas.

Rusia ka mohuar se janë shkatërruar aeroplanë ushtarakë në sulmin e të martës, apo se ky sulm ka ndodhur.

Zyrtarët ukrainas vetëm sa nuk e kanë pranuar publikisht përgjegjësinë për shpërthimin, duke u tallur me shpjegimin e Rusisë se armatimi në bazën ajrore Saki është përfshirë nga zjarri dhe ka shpërthye.

Në video-adresimin e tij, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se lufta me Rusinë do të mbarojë kur të rikthehet Krimea.

“Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë nisi me Krimenë dhe duhet të mbarojë me Krimenë – me çlirimin e saj”, ka thënë Zelensky.

Edhe Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky Botë Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky

Të mërkurën, autoritetet ruse janë munduar të ulin rëndësinë e shpërthimit, duke thënë se hotelet e plazhet në gadishull, që është destinacion turistik për shumë rusë, nuk është prekur.

Si pasojë e shpërthimit raportohet se ka humbur jetën një person dhe janë lënduar 13 tjerë, ndërsa janë parë pamjet turistët duke ikur nga paniku.