Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka falënderuar shtetet që votuan për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së.
Sipas tij, kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së, të cilat kanë për qëllim të mbrojnë të drejtat e njeriut.
Kuleba tha se shumica e shteteve anëtare të këtij këshilli kanë zgjedhur anën e duhur të historisë.
“Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Falënderoj të gjitha shtetet anëtare që mbështetën rezolutën përkatëse të OKB-së dhe zgjodhën anën e duhur të historisë”, ka shkruar Kuleba në Twitter.
Russia’s rights of membership in the UN Human Rights Council has just been suspended. War criminals have no place in UN bodies aimed at protecting human rights. Grateful to all member states which supported the relevant UNGA resolution and chose the right side of history.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 7, 2022
Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut u vendos të enjten me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 abstenime.