Një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase ka paralajmëruar Iranin se do të ketë pasoja pasi kryeqyteti i Kievit u shënjestrua me dronët iranianë Shahed gjatë natës.
“Teherani është bërë një aleat kyç i Moskës në këtë luftë, duke e furnizuar qëllimisht me armë për sulme ndaj qytetarëve civilë”, tha Mykhailo Podolyak, këshilltar në Zyrën e Presidencës në Ukrainë. “Sulmi i sotëm në Kiev me 50 shahedë është një tjetër konfirmim elokuent i kësaj të vërtete. Në aspektin ligjor, Irani po e bën me qëllim të drejtpërdrejtë këtë duke kuptuar pasojat e veprimeve të tij dhe patjetër do të ketë pasoja. Sot dua t’i kujtoj Teheranit zyrtar ligjet bazë të jetës, në veçanti, ligjet e ‘bumerangit’. Mos u ngatërroni nga iluzioni i largësisë gjeografike ose një keqkuptim i prioriteteve të Ukrainës sot. Shaded do ta gjejë një ditë rrugën për te prodhuesi i saj”.
Podolyak tha se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t'i propozonte qeverisë sanksione ndaj Iranit për 50 vjet.
Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, specifikoi se sanksionet e propozuara do të përfshijnë kufizime tregtare, financiare dhe teknologjike për iranianët, ndalimin e dërgesave dhe fluturimeve iraniane përmes territorit ukrainas dhe ndalimin e qytetarëve iranianë të tërheqin fondet nga Ukraina.
-
Ukraina thotë se shkatërroi 40 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës
-
Ukraina: Rusia nisi sulmin më të madh me dronë në Kiev që nga fillimi i luftës
-
Sulme masive gjatë natës mbi Kiev, dronët iranianë u futën nga drejtime të ndryshme
-
Ukraina do ta sanksionojë Iranin për 50 vjetët e ardhshme
-
Kryeqyteti ukrainas sulmohet me dronët iranianë