Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina paralajmëron banorët, pritet shtim i sulmeve

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, iu bëri thirrje banorëve që nëse i dëgjojnë alarmet paralajmëruese, të mbyllen në hapësira të sigurta, raportoi TheGuardian të martën.

Kuleba tha se banorët duhet të qëndrojnë vigjilentë, veçanërisht gjatë festave.

“Armiku nuk arrin të prishë festën për ukrainasit. Mos e humbisni vigjilencën tuaj. Nëse dëgjoni një alarm, shkoni në vende të sigurta”, deklaroi ai.

Sipas Kulebas, rajoni i Kievit aktualisht është plotësisht i furnizuar me energji elektrike.

“Energjitë emergjente dhe të planifikuara nuk janë futur në rajon. Megjithatë, kjo situatë mund të ndryshojë. Është jashtëzakonisht e nevojshme të vazhdohet konsumi”, shto guvernatori ukrainas.

Ukraina, në veçanti Kievi, është përballur me mungesë të energjisë elektrike muajve të fundit, pasi Rusia shkatërroi një pjesë të madhe të stacioneve shpërndarëse.