Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian që ta refuzojnë kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin, që nafta dhe gazi i Rusisë të paguhen në rubla, shkruan “The Guardian”.
Përmes një postimi në Twitter, Kuleba ka bërë me dije se një gjë e tillë do t’i ndihmonte rusët në vrasjen e ukrainasve.
“Nëse ndonjë vend i BE-së përkulet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit në anën tjetër. U bëj thirrjeve vendeve përkatëse të bëjnë një zgjedhje të mençur dhe të përgjegjshme”, ka shkruar Kuleba.
Putini ka këmbëngulur të mërkurën që pagesa për gazin rus nga “shtetet jomiqësore” të bëhet me monedhën ruse, rubla. Ai i ka dhënë Bankës Qendrore ruse një javë për të gjetur një mënyrë që t’i ndryshojë pagesat nga monedhat tjera.
-
Ministri i Jashtëm i Ukrainës i bën thirrje BE-së që ta ndalojë naftën ruse
-
Pse Rusia kërkon që gazi i saj të paguhet në rubla?
-
Britania nuk e ka në plan të paguajë në rubla për gazin rus
-
“Shtetet jomiqësore” do të paguajnë me rubla gazin rus, konfirmon Putini
-
Trump i kërkon Evropës të ndalë importin e naftës ruse