Një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka deklaruar të enjten, se Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të paguajë për gazin rus në rubla, që është monedha e Federatës Ruse, raporton Sky News.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të enjten një dekret, përmes së cilit kërkohet që vendet që blejnë gaz nga Rusia, duhet të paguajnë vetëm në rubla, duke filluar nga dita e premte.
Mirëpo zëdhënësi i Johnsonit ka deklaruar se qeveria britanike po monitoron implikimet e kërkesës së Putinit në tregun evropian.
"Kjo nuk është diçka që ne do të kërkojmë të bëjmë", ka thënë zëdhënësi, i pyetur nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën Britania megjithatë do të paguante në rubla.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini bën një “prapakthehu”, lejon pagesën e gazit me valuta të huaja
-
Pse Rusia kërkon që gazi i saj të paguhet në rubla?
-
Rusia s’do ta ndërpresë nga e premtja furnizimin me gaz për Evropën
-
Putin nënshkruan dekretin: Nga 1 prilli, shtetet jomiqësore duhet ta paguajnë gazin në rubla
-
Qeveria gjermane: Gazi rus do të vazhdojë të paguhet me euro