Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret me të cilin nga 1 prilli “shtetet e shpallura jomiqësore” do ta paguajnë gazin rus në rubla, raporton Reuters.
“Kontratat do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk kryhen”, ka thënë Putini.
Ai ka shtuar se sanksionet perëndimore ishin përgatitur më parë dhe lufta ekonomike kundër Rusisë filloi vite më herët. Putini shtoi se Perëndimi do të përpiqet shumë të gjejë arsye për sanksione të reja.
Sipas tij, qëllimi ka qenë minimi i zhvillimit të Rusisë.
“SHBA-ja do të përfitojë nga paqëndrueshmëria globale dhe do të zgjidhë problemet e saj në kurriz të të tjerëve. Evropa që lëviz për të blerë gaz natyror të lëngshëm nga SHBA-ja, do të çojë në humbje të miliona vendeve të punës në Evropë”, vijoi Putin.
-
Putini bën një “prapakthehu”, lejon pagesën e gazit me valuta të huaja
-
“Shtetet jomiqësore” do të paguajnë me rubla gazin rus, konfirmon Putini
-
Putin nënshkruan dekretin për sanksione hakmarrëse
-
Pse Rusia kërkon që gazi i saj të paguhet në rubla?
-
Putin: Vendet jomiqësore nuk kanë arritur ta ndalin përdorimin e gazit rus