Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina ndalon aktivitetet e partive pro-ruse

Parlamenti i Ukrainës miratoi Projektligjin i cili parashikon ndalimin e aktiviteteve të partive politike që kanë qëndrim pro-rus, shkruan Anadolu Agency.

Deputeti ukrainas Yaroslav Zhelezniak, në një deklaratë në kanalin e tij Telegram, njoftoi se në një votim të mbajtur në Parlament u miratua Projektligji i cili parashikon ndalimin e aktiviteteve të partive politike pro-ruse në vend.

Zhelezniak tha se për miratimin e Projektligjit në fjalë votuan "pro" 330 nga 450 deputetë.

Ndërsa në një deklaratë nga Parlamenti thuhet se projektligji zgjeron listën e arsyeve për ndalimin e partive politike që "kanë karakteristike dhe bashkëpunëtorëve" dhe që synojnë "zëvendësimin e identitetit kombëtar".

Në deklaratë thuhet se partitë në fjalë të cilave u ndalohen aktivitetet me vendim të gjykatës, do të shpërbëhen në Parlament dhe do t‘u konfiskohen pasuritë.

Artikuj të ngjashëm