Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina me paralajmërim për kundërofensivë

Një video e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shfaq ushtrinë teksa bën me shenjë për të heshtur duke sugjeruar se nuk do të bëhet asnjë njoftim zyrtar për një kundërofensivë të mundshme kundër Rusisë.

Teksti në ekran i videos lexon “Planet duan heshtjen”, “Nuk do të ketë njoftim për fillimin”.

Videoja 35-sekondëshe përfundon me shkrepjen e dy avionëve luftarakë F-16 në qiell. Të hënën zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre kanë penguar sulme të mëdha ukrainase në dy provinca të Ukrainës të aneksuara ilegalisht nga Moska.

Ukraina nuk i konfirmoi menjëherë sulmet, duke e bërë të paqartë nëse ato shënuan fillimin e një kundërofensivë ukrainase.

Nuk ka pasur asnjë koment të drejtpërdrejtë nga Kievi, përveç disa mesazheve të fshehta nga zyrtarët në mediat sociale.

Për muaj të tërë zyrtarët ukrainas kanë folur për planet për të nisur një kundërofensivë pranverore për ta rimarrë territorin që Rusia ka pushtuar që nga 24 shkurtit 2022, si dhe gadishullin e Krimesë që ajo e pushtoi në vitin 2014.