Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kritikuar NATO-n se nuk ka bërë “absolutisht asgjë” në lidhje me pushtimin rus të vendit të tij, njoftoi “Euronews” të mërkurën.
“NATO-ja po rri mënjanë dhe nuk po bën asgjë, ndërsa Bashkimi Evropian po merr vendime revolucionare për të ndihmuar Ukrainën”, ka thënë Kuleba të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Luftimet janë shtuar rreth katër qyteteve në Donbas, për çka presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë se e ka forcuar plotësisht ushtrinë ruse rreth qyteteve Liman, Popasna, Severodonetsk dhe Slaviansk.
Ligjvënësit rusë kanë miratuar të mërkurën një projektligj që rrit kufizimin e moshës për njerëzit që i bashkohen ushtrisë, veprim ky që vjen si rezultat i përpjekjeve të Rusisë për të rekrutuar sa më shumë ushtarë.
-
Kuleba kërkon nga NATO-ja më shumë raketa Patriot për Ukrainën
-
Ukraina do të kërkojë armatim nga shtetet e NATO-s
-
Ukraina i kërkon NATO-s “më shumë sesa armë”
-
Ministri i Jashtëm ukrainas i kërkon NATO-s ta ndihmojë Ukrainën
-
Zelensky kërkon vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë deri në anëtarësimin në NATO