Ministria ukrainase e Mbrojtjes i paralajmëroi forcat ruse se “mot i nxehtë do të mbajë në Krime”, duke aluduar në shtim të sulmeve ajrore në këtë gadishull të aneksuar nga Rusia më 2014.
Ministria, shkroi në Twitter të mërkurën, se rusët duhet të përgatiten “për të notuar”, pasi siç u tha ironikisht, luftimet do të jenë shumë të ashpra.
“Parashikimi i motit thotë se do të jetë shumë nxehtë në Krime. Është koha që pushtuesit rusë të përgatiten për not. Duhet forcë për të notuar në Sochi ose në Yeysk. Libri i Rekordeve Guiness mund ta shënojë një rekord të ri për notin më të gjatë, në ujë të hapur”, shkroi ministria ukrainase.
BBC-ja raportoi të mërkurën se Ukraina ka kryer një sërë sulmesh mbi Krime.
Komandanti i lartë ukrainas, Valeriy Zaluzhnyi, deklaroi se raketat ukrainase kishin shënjestër një sërë caqesh ruse në Krime.