Rajoni i Detit të Zi pritet të përballet me tornado një ditë pas stuhisë së fuqishme që la më shumë se 2 milionë njerëz pa energji elektrike në Krime, Ukrainë dhe Rusi. Instituti për Studime të Luftës ka njoftuar të martën se stuhia e fuqishme e borës ka penguar operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Nga stuhia kanë vdekur të paktën 14 persona në Rusi dhe Ukrainë.
Më shumë se 100 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Krime, kanë njoftuar autoritetet ruse që menaxhojnë territorin e aneksuar nga Ukraina. Instituti ka njoftuar se kërcënimi nga minat në Detin e Zi është ngritur ndjeshëm për shkak se bora ka mbuluar fushat e minuara.
Erërat me shpejtësi deri në 108 kilometra në orë pritet të përfshijnë Krimenë, teksa 500 kilometra në verilindje të Moskës kanë rënë 25 centimetra borë vetëm në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, ministria ukrainase e emergjencave u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë lëvizjen në kufi me Rumaninë për shkak të stuhisë së fuqishme të borës. Me stuhi bore janë përballur edhe shtetet si Rumania, Moldavia, Bullgaria dhe Serbia.