Ukraina u bë importuesja e tretë më e madhe e armëve në vitin 2022, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.
Siç raportoi TheGuardian të hënën, para Ukrainës renditen Katari dhe India, ndërsa nga 2018-a, Ukraina ishte e pesta, e para saj ishin India, Arabia Saudite, Katari, Australia dhe Kina.
Pieter Wezeman, studiues i lartë i Programit të Transferimit të Armëve, tha se shumë sisteme të armëve të vendeve perëndimore kanë hezituar t’i shesin Ukrainës armë dhe se ato po shesin diku tjetër.
Sipas mediumit, veç Ukraina përbën 2 për qind të importeve globale të armëve në periudhën pesëvjeçare, mes 2018-s dhe 2022-s.
Për shkak të shqetësimeve se si furnizimi me avionë luftarakë dhe me rreze të gjata mund të përshkallëzojë më tej luftën në Ukrainë, shtetet e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Ukrainës për ta furnizuar.
-
SHBA-ja prin bindshëm me eksportimin e armëve në botë
-
Prodhuesit ukrainas të armëve marrin licencat e para të eksportit në kohë lufte
-
Lista e top-vendeve që ndihmuan Ukrainën me armatim prej 2022-s
-
Municionet indiane përfundojnë në Ukrainë, zemërohet Moska
-
Ukraina rrit shpenzimet për prodhimin e armëve vendore