Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina ia rendit të bëmat Rusisë: Po mobilizon kriminelë

Mykhailo Podolyak, këshilltari i shefit të zyrës së presidentit së Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaruar se Rusia është e dënuar që të humbasë ndaj Ukrainës. Ai i renditi në Twitter të dielën, opsionet që Rusia po i përdor për ta luftuar Ukrainën.

“Për ‘fuqinë’ e vërtetë të Rusisë: 1.Rusia shpall rekrutim për shkak të humbjeve. 2.Mobilizon kriminelët. 3.I lutet Iranit për dronë dhe Koresë së Veriut për armë. 4.Dëshiron ta përfshijë Bjellorusinë në luftë. 5.Kërcënon me armë bërthamore një vend jo bërthamor”, shkroi Podolyak.

Të dielën, këshilltari i Zelenskyt i përmendi edhe kushtet e Ukrainës që duhet plotësuar për të negociuar me Rusinë.

“1. Shihni fotot/videot nga varrezat masive. 2.Ofroni Kremlinit ta tërheqë ushtrinë nga territori sovran i Ukrainës. 3.Formoni një gjykatë dhe kërkoni ekstradimin e kriminelëve rusë të luftës”, shkroi ai.