Një ushtar ukrainas që i kishte thënë një anije ruse “pirdhu” në fillim të pushtimit nga Rusia është liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve dhe ka marrë një medalje për shërbimet e tij, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Roman Hrybov, rojë kufitare e Ukrainës, po shërbente në një ishull në Odesë, kur nisi pushtimi nga Rusia.
Teksa një anije iu afrua ishullit dhe u kërkoi ukrainasve të dorëzohen, Hrybov u përgjigj në radio me zë të fuqishëm: “Anije ruse, shko pirdhu”.
Sipas raportimeve fillestare 13 rojet kufitare në ishull kishin vdekur. Por vetëm pak ditë më pas shteti ukrainas bëri të ditur se ushtarët janë gjallë dhe janë kapur nga Rusia.
Dikur më vonë, 19 zyrtarë ukrainas u lëshuan si pjesë e këmbimit të parë të të burgosurve me Rusinë.
Të dielën, Zelensky u shpreh se “disa ushtarë kanë vdekur, e disa janë burgosur”.
Edhe
Rojat kufitare të Ukrainës i kujtojnë Rusisë se ishulli i gjarpërinjve është sërish i tyre
Të martën, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur ndarjen e medaljeve për veprimet e rojeve.
Video e Hrybovit u bë virale në gjithë botën.
#Ukraine Roman Hrybov, the Ukrainian soldier, who said the now-famous "Russian warship, go fuck yourself" phrase when asked to surrender, returned home. It was initially thought that Hrybov and all the border guards on Snake Island were killed. Hrybov was captured by Russians pic.twitter.com/RVzfzK3ii4
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) March 29, 2022