Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky shkon në ishullin ku ukrainasit e patën çuar “në ferr” luftanijen ruse

Volodymyr Zelensky ka postuar një video të vetes teksa ka vizituar një ishull që u bë simbol i rezistencës ukrainase – ndërsa lufta ka hyrë në ditën e 500.

Në fillim të luftës, ushtarët ukrainas që mbronin Ishullin e Gjarprit sfiduan urdhrin nga një anije luftarake ruse që të dorëzoheshin.

Ishulli në Detin e Zi u mor nga Rusia, por më vonë sërish Ukraina e rimori.

Presidenti ukrainas e quajti atë “vend të fitores” që nuk do të pushtohet kurrë, raportoi BBC.

Zelensky e përshkroi si provë që Ukraina do të rikthejë çdo inç të territorit të saj të marrë nga Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

“Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin ushtar për këto 500 ditë”, ka thënë Zelensky.

Edhe Zelensky: Besoj se Amerika do t’i kapërcejë kontradiktat dhe frikërat lidhur me Rusinë Botë Zelensky: Besoj se Amerika do t’i kapërcejë kontradiktat dhe frikërat lidhur me Rusinë

Vitin e kaluar anija Moskva e Rusisë lundroi për tek Ishulli i Gjarprit dhe u tha ushtarëve ukrainas të dorëzoheshin nëse nuk donin gjakderdhje.

Përgjigja ukrainase u bë virale kur një ushtar u përgjigj duke i thënë ushtarëve rusë “shkoni në ferr”.