Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar shfuqizimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Partneritetit të nënshkruar mes Ukrainës dhe Rusisë.
Projektligji i sjellë në parlament për përfundimin e marrëveshjes nga ana e Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, u miratua me 277 vota pro prej gjithsej 331 deputetësh, transmeton KTV.
Kësisoj, marrëveshja e miqësisë mes dy vendeve, duke filluar nga 1 prill 2019, do të konsiderohet e pavlefshme.
Përndryshe, presidenti Poroshenko më 17 shkurt, kishte nënshkruar vendimin për përfundimin e marrëveshjes në fjalë. Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja shtetet konsideroheshin partnerë strategjikë.