Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina hap derën për bjellorusët

Foto: Reuters

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se shteti i tij është i hapur për të gjithë qytetarët e Bjellorusisë, por ka shtuar se do të reagojë ashpër ndaj çdo tentimi nga shërbimet e inteligjencës bjelloruse dhe ruse për të abuzuar me hapjen e kufijve të Ukrainës.

Kuleba ka thënë se forcimi i Rusisë në Bjellorusi është kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës, transmeton KOHA.

Bjellorusia është përfshirë në protesta të mëdha që prej rizgjedhjes së Alexander Lukashenkos në postin e presidentit.

Opozita e ka akuzuar për manipulim të zgjedhjeve të nëntë gushtit. Qëndrimi i Ukrainës vjen vetëm një ditë pasi disa aktivistë opozitarë u larguan drejt Ukrainës nga autoritetet bjelloruse.