Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina godet bazën e mercenarëve të Rusisë

Artileria ukrainase ka goditur bazën e grupit paramilitarë të mercenarëve të Rusisë të njohur si Wagner në lindje të Ukrainës, bën të ditur BBC.

Sulmi në Popasna është raportuar nga Serhiy Haidai, kryetari ukrainas i rajonit të Luhanskut e po ashtu nga disa gazetarë rusë pro-Kremlin.

Numri i të vdekurve mbetet i paqartë. Fotot në Telegram tregojnë dëmet e shkaktuara.

Grupi Wagner akuzohet për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

Grupi ishte vendosur në Krime dhe rajonin e Donbasit në vitin 2014.

Njësiti Wagner po ashtu ishte dërguar edhe në Siri, Libi, Mali dhe Republikë të Afrikës Qendrore.