Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje liderëve botërore që të reagojnë pas publikimit të një videoje ku duket se një ushtar rus i pret kokën një ushtari ukrainas.
“Secili duhet të reagoj. Secili lider. Mos prisni që kjo të harrohet”, ka thënë ai.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se po e heton “krimin e luftës”.
Kremlini e ka quajtur “të tmerrshme” videon por ka thënë se duhet të verifikohet autenticiteti i saj.
Videoja duket se është xhiruar me një telefon dhe me gjasë gjatë verës. Aty duket një burrë në uniformë ushtarake me shirit të verdhë në krah – simbol që identifikon ushtarët ukrainas, raportoi BBC.
Edhe
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
Kryesi i veprimit dhe burrat e tjerë që shihen në video kanë shirita të bardhë, që ushtarët rusë i kanë si identifikim.
Viktimës i pritet koka me një thikë të madhe nga burri me shirit të bardhë.