Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar bisedime onlinë të premten, pak ditë pas takimit ballë për ballë të ekipeve negociatore në Stamboll, me ndërmjetësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Zyra e presidentit Volodymyr Zelensky, e cila ka cituar shefin negociator ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar se bisedimet janë mbajtur, por nuk ka dhënë detaje shtesë, raporton Sky News.
Bisedimet që u zhvilluan në Stamboll të martën ngritën shpresën për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes së shpejti mes dy vendeve, pasi Rusia kishte deklaruar se do të reduktonte në mënyrë drastike operacionet ushtarake pranë Kievit dhe Chernobylit.
Mirëpo, presidenti Zelensky ka thënë se të gjitha ishin “vetëm fjalë” dhe se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë
-
Rundi i tretë negociator mes Ukrainës e Rusisë përfundon pa ndonjë sukses të madh
-
Delegacioni ukrainas takohet me Erdoganin para bisedimeve me Rusinë
-
Të mërkurën mbahet raundi tjetër i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës