Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina arreston bashkëpunëtorët e Rusisë

tradhtar, rusia, putini, ukraina, lufta ne ukraine

Viktori dukej nervoz kur njësiti special i Ukrainës i armatosur deri në dhëmbë, bastisi apartamentin e tij në veri të qytetit Kharkiv. Duart i dridheshin teksa tentonte të fshihte fytyrën.

Burri i moshës së mesme kishte marrë vëmendjen e shërbimit të sigurisë së Ukrainës, pasi autoritetet vërejtën se Viktori po përdorte rrjetet sociale për të lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, që po luftonte nazistët.

Ai u kishte bërë thirrje rajoneve që të dorëzoheshin, ndërkaq flamurin e Ukrainës e kishte quajtur “simbol të vdekjes”.

Me zë të ulët u thotë ushtarëve ukrainas se e kishte përkrahur pushtimin rus, porse tani ka ndërruar mendje.

“Merri gjërat tua dhe vishu”, i thotë shkurt njëri prej ushtarëve para se ta largonin Viktorin nga apartamenti i tij.

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë 1 muaj më parë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

Njësiti special i Ukrainës nuk ka zbuluar mbiemrin e Viktorit, duke thënë se është pjesë e hetimeve.

Ai pyetet për përmbajtjen në telefonin e tij. Ushtarët ukrainas thonë se krejt telefoni kishte fotografi që bënin thirrje për pushtimin e Ukrainës.

Vetë Viktori pranon fajin, por thotë se tani është në anën e ukrainasve.

Ai është në mesin e 400 njerëzve në rajonin e Kharkivit, të cilët janë arrestuar me arsyetimin se kanë bashkëpunuar me pushtuesit.

Të gjithë ata që shpallen fajtorë për bashkëpunimin me Rusinë, i pret dënimi me burgim deri në 15 vjet.

Ndërkaq të gjithë ata që si rezultat i bashkëpunimit me Rusinë kanë sjellë vdekjen e ukrainasve, mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Edhe Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve Botë 2 muaj më parë Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve

Ani pse Qeveria e presidentit Volodymyr Zelenskyy gëzon përkrahje të madhe, edhe në mesin e rusëve, jo krejt ukrainasit e kanë kundërshtuar pushtimin. Përkrahja për Moskën është e madhe në rajonin e Donbasit.

Dhjetëra biznesmenë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ushtarakë kanë ikur në drejtim të Rusisë. Ndërkaq, Byroja Shtetërore e Hetimeve në Ukrainë, ka konfirmuar se janë hapur 200 raste penale për bashkëpunim me Rusinë. Presidenti Zelenskyy ka thënë se dy gjeneralë të ushtrisë janë shkarkuar nën akuzat për tradhti.

Shumë shpejt pritet të publikohet një listë me emrat e të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me Rusinë në të kaluarën dhe tani kur kanë përkrahur pushtimin e Ukrainës.

Ndryshe prej Viktorit, apartamenti i të cilit është bastisur, 86-vjeçari Volodymir Radnenko nuk ishte i befasuar kur forcat ukrainase ia mësyn apartamentit të tij të shtunën. E bastisën banesën pasi arrestuan të birin e tij, Ihorin.

Ushtria ukrainase ka thënë se i arrestuari po ndihmonte rusët që ta bombardonin qytetin.

Edhe 24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev Botë 2 muaj më parë 24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev

Babai nuk shqetësohej për të. U rrëfen ushtarëve ukrainas se i biri kishte qenë pjesë e ushtrisë ruse në të kaluarën dhe se mendonte që Ukraina është pjesë e Rusisë.