Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina ankohet se Sllovenia po e furnizon me tanke shumë të vjetra

Qeveria sllovene ka deklaruar se do t’i dërgojë 28 tanke të tipit M-55S në Ukrainë, në këmbim të kamionëve të rëndë ushtarakë që Gjermania do t’ia japë Lubjanës, raportoi BBC-ja të martën.

E në Ukrainë, kjo nxiti reagime, meqë dyshohet se këto tanke i përkasin teknikes së vjetruar dhe se nuk janë të dobishme.

BBC-ja shkroi se tanket janë prodhime sovjetike, të njohura si ndër tanket më masive në historinë e pajisjeve ushtarake.

Ky tank u miratua për përdorim në fund të vitit 1950. Tanke të ngjashme janë miratuar në vitin 1946, që ende janë aktive në Ukrainë.

Tanku sovjetik T-55 është i pajisur me një sistem kontrolli digjital të zjarrit dhe është i pajisur me mbrojtës laser.

Edhe Australia do t’ia dërgojë Ukrainës 49 tanke amerikane M1A1 Abrams Botë Australia do t’ia dërgojë Ukrainës 49 tanke amerikane M1A1 Abrams

Po ashtu, Ukraina është ankuar se Gjermania nuk ia ka dërguar tanket e premtuara. Gjermania, kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt, e furnizoi Ukrainën me tanke të tipit “Gepard”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pos miliona dollarëve, i dërgoi Ukrainës edhe sisteme raketore HIMARS.