Dhjetëra pjesëtarë të grupit të motoçikësitëve “Ujqërit e Natës”, kanë vizituar Banja Llukën, qendrën administrative të Republikës Srpska.
Për shkak të motit të motit të ligë, ata kanë udhëtuar me makina dhe jo me motoçikleta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ujqërit e natës” janë të njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Pjesëtarë të këtij grupi kanë vizituar Kishën e Krishtit Shpëtimtar, që gjendet në qendër të qytetit dhe më pas kanë vendosur kurora me lule pranë statujës së perandorit të fundit rus, Nicholas II.
Grupi nuk është takuar me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, edhe pse ishte paralajmëruar një takim i tillë.
“Ujqërit e Natës” janë në turneun e tyre të quajtur “Ballkani rus”.
Ky grup është nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tyre në luftën e separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.