Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë do ta vizitojë Ukrainën të martën për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga pushtimi rus.
Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsit, raportoi BBC-ja.
Delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë e hindu dhe ish-kryepeshkopin e Canterburyt, Rowan Williams.
Williams tha për BBC-në në një intervistë javën e kaluar se kishte një "rast të fortë" për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Papa Françesku e ka bekuar vizitën, duke thënë se kjo nuk ëshë kohë për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti "veprime të neveritshme".
-
Papa Leoni do të takohet me Zelenskyn pak pas inaugurimit të tij
-
Konfirmohet takimi mes delegacionit rus dhe atij ukrainas
-
Udhëheqësit perëndimorë shkojnë në Kiev në shenjë solidariteti
-
Zelensky planifikon vizitë në SHBA për të kërkuar ndihmë shtesë
-
Ukraina kërkon nga Papa ndihmë për riatdhesimin e fëmijëve të dëbuar në Rusi