Shefi në largim i Shërbimit të Inteligjencies izraelite, Yossi Cohen, ka pranuar se shteti i tij qëndronte prapa sulmeve të fundit ndaj programit bërthamor të Iranit.
Komentet e Cohenit kanë ofruar një pikëpamje të rrallë të agjencisë që zakonisht është shumë e mbyllur karshi botës.
Mirëpo, këto komente kanë shërbyer si paralajmërim për shkencëtarët tjerë iranianë që janë të angazhuar në programin e armëve bërthamore. Ata besohet se janë cak i atentateve nga agjencia izraelite, ani pse diplomatët në Vjenë të Austrisë po negociojnë marrëveshjen e re bërthamore me Iranin.
Në mesin e sulmeve që patën cak Iranin, ishin dy shpërthime me bomba në Natanz, qendër kjo bërthamore e Iranit.
Duke folur lidhur me këtë qendër, shefi në largim i Mossadit, tërthorazi ka pranuar se do të donte që të shkonte në këtë qendër për të parë centrifugat e shkatërruara.
-
Izraeli thotë se ka vrarë shefin e Inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit
-
Irani sulmon me raketa afër objektit bërthamor në Izrael
-
Izraeli thotë se ka vrarë disa zyrtarë të Inteligjencës iraniane
-
CNN: Izraeli synoi vrasjen e udhëheqësit suprem dhe presidentit të Iranit
-
Irani s’do t’i lejojë inspektorët bërthamorë të OKB-së të vizitojnë centralet e tij