Udhëheqësi azerbajxhan përjashton lëshimet përpara bisedimeve të Nago-Karabakut
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se është kundër çdo armëpushimi me Armeninë, pa filluar bisedimet për ndaljen e luftimever në zonën e Nago-Karabakut.
Siç raporton Reuters, ministrat e jashtëm të të dyja vendeve kanë shkuar në Moskë për të dialoguar lidhur me zhvillimet që kanë marrë “flakë” tash e sa javë.
Ministri azer, Jeyhun Bayramov, ka deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë lëshim të territorit ndërsa ka shtuar se janë duke fituar në këtë konflikt.
“Ne po fitojmë dhe do ta rimarrim territorin tonë, do ta sigurojmë integritetin tonë territorial. Le ta braktisin territorin tonë në mënyrë paqësore”, ka thënë Aliyev.
Edhe
Presidenti i Azerbajxhanit i prerë, s’lëshon pe ndaj Armenisë
Tutje, ministri i Jashtëm armen, Zohrab Mnatsakanyan, ka thënë se po ndjekin një përpjekje paqësore të iniciuar nga Franca, Rusisa dhe SHBA-ja, në një takim në Gjenevë gjatë së enjtes.
Luftimet mbi enklavën e Nago-Karabakut kanë shpërthyer më 27 shtator të këtij viti, ndërsa janë evidentuar qindra të vrarë nga të dyja palët.
-
Rritet numri i viktimave në luftimet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit
-
Presidenti i Azerbajxhanit i ka kërkuar Armenisë tërheqjen nga Nagorno-Karabakhu
-
Turqia kundërshton armëpushimin “sipërfaqësor” mes Armenisë dhe Azerbejxhanit
-
Azerbajxhani nuk do të ndalë luftën derisa të marrë nën kontroll Nagorno-Karabakhun