Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Azerbajxhanit i prerë, s’lëshon pe ndaj Armenisë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyes ka thënë të premten se është i gatshëm të kthehen në bisedime për Nagorno-Karabakh, por se nuk dëshiron të bëjë lëshime për Armeninë dhe se asnjë shtet nuk mund të ndikojë në vullnetin e Bakus në konflikt.

Aliyev gjatë një fjalimi televiziv drejtuar popullit tha se nuk do të kishte bisedime nëse Armenia do të vazhdonte të insistonte se Nagorno-Karabakh është pjesë e territorit armen, raporton Reuters.

Ai shton se përdorimi i forcës nga Azerbajxhani ka ndryshuar faktet në terren dhe se ka provuar se ka një zgjidhje ushtarake për mosmarrëveshje.

Përplasje të reja kanë ndodhur të premten mes dy vendeve, derisa ishte planifikuar një takim mes ministrave të jashtëm në Moskë.