Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka kërkuar sonte që Armenia të caktojë një afat kohor për tërheqjen nga enklava Nagorno-Karabakh dhe territoret azerbajxhanase përreth.
Ai ka thënë se Azerbajxhani nuk do t’i ndalë veprimet ushtarake derisa të ndodhë kjo, njofton agjencia Reuters. Aliyev, në një adresim televiziv, ka thënë se Azerbajxhani ka pritur 30 vjet për të rikuperuar tokat e veta: “Nagorno-Karabakhu është territor azer. Ne duhet ta kthejmë dhe do ta kthejmë”.
Azerbajxhani ka thënë se Armenia ka sulmuar sot edhe qytetin azer Mingachevir, por këtë gjë e ka mohuar Armenia.
Artikuj të ngjashëm
-
Azerbajxhani afër marrëveshjes së paqes me Armeninë
-
Aliyev ngre flamurin e Azerbajxhanit mbi rajonin e Karabakhut
-
Azerbajxhani me plan për shtrirjen e sovranitetit në Nagorno-Karabakh
-
Azerbajxhani zotohet të mbrojë kishat pas largimit të armenëve
-
Udhëheqësi i Azerbajxhanit: S’ka armëpushim pa bisedime