Nga e hëna 93 shkolla në Stamboll do të mbyllen dhe nxënësit do të transferohen në objekte të sigurta nga tërmeti për të vazhduar mësimin.
Nga qyteti u dha informacioni rreth studimeve të kryera në institucionet arsimore në kuadër të Projektit për Zbutjen e Rrezikut Sizmik.
“Nga e hëna, 20 shkurt, studentët tanë në 93 shkolla dhe institucione arsimore në rrezik do të transferohen në shkolla të sigurta nga tërmeti, dhe do të vazhdojnë arsimimin”.
Projekti qe nisur pas tërmetit të Marmaras më 17 gusht 1999, për të minimizuar efektet shkatërruese të një tërmeti të mundshëm, raportoi CNNTurk.
Nga autoriteti i Stambollit është shtuar tutje se kur ishin kryer studime të 1,418 shkollave të cilat ishin ndërtuar para vitit 2017, ishte përcaktuar se 67 nga to janë të qëndrueshme ndaj tërmeteve dhe 1,351 të rrezikuara.
Edhe
Banorët e Stambollit kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit
“769 nga 1,351 shkollat në rrezik u përforcuan, 367 u rrëzuan dhe rindërtuan”.
Gjithsej, 51,995 studentë dhe 2,756 mësimdhënës nga 93 shkollat e rrezikuara do të transferohen.