Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, takoi të mërkurën në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Tusk shprehu kënaqësinë e tij për vizitën dhe tha se BE-ja dëshiron të mbetet një partner i besueshëm i Serbisë.
"Arsyeja e vizitës sime është samiti në Sofje që do të mbahet në maj. Qëllim i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Në samitin në Sofje do të konfirmojmë gatishmërinë për perspektivën evropiane".
"Për të ardhmen e Serbisë nuk do të vendosë as Moska, as Uashingtoni, as Pekini, as Ankaraja. Në BE askush nuk do t'ju imponojë asgjë. Së bashku mund të arrijmë pavarësinë, të ruajmë identitetin dhe sovranitetin", tha Tusk, duke shtuar se mbi 60 për qind e tregtisë së Serbisë po zhvillohet me BE-në.
"Vuçiq dhe unë e dimë se në politikë duhet luftuar. Aleksandar Vuçiq është tregues i një punëtori pragmatik dhe efikas", tha Tusk për gazetarët në Beograd.
Edhe
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
Ai po ashtu e falënderoi Vuçiqin për përfshirjen në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.
Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
BE-ja bën ftesë për respekt dhe bashkëpunim rajonal në prag të samitit në Tivat
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën