Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqit nisin votimet për ndryshimet kushtetuese

Në Turqi sot filloi referendumi historik për një rishikim kushtetues që i jep më shumë kompetenca rolit të presidentit, një votim që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e këtij vendi.

Rezultati i këtij konsultimi popullor do të influencojë të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, mbi problemin e çështjes kurde dhe evoluimin e dinamikave sociale, transmeton kp.