Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në referendumin e sotëm duke thënë se shpreson që ky rezultat t’i sjellë të mira Turqisë.
Në referendumin e sotëm, turqit votuan pro ndryshimeve kushtetuese për t’i dhënë më shumë kompetenca rolit të presidentit.
“Turqia për herë të parë në historinë e vet ka vendosur me dëshirën e parlamentit dhe njerëzve të vet për një ndryshim kaq të rëndësishëm. Kjo është hera e parë në histori të Republikës, që po ndryshojmë sistemin tonë përmes politikave civile. Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme”, ka thënë Erdogan.
Duke folur në zyrat e partisë së tij në Ankara, kryeministri turk Binali Yildirim u ka thënë përkrahësve se pas referendumit Turqia po hap një faqe të re në historinë e vet.
“Po” votuan 51.3 për qind, pas 99 për qind të votave të numëruara.
Partia kryesore opozitare ka kërkuar rinumërim të votave.
-
Erdogani reagon pas kualifikimit të Turqisë në Botëror
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Erdogani e falënderon Trumpin që tregoi gatishmëri për marrëveshjen Izrael-Hamas
-
Erdogani i thotë Putinit se Turqia po punon për një fund të drejtë të luftës në Ukrainë
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes