Në Turqi ka përfunduar votimi për referendumin historik ku do të vendoset nëse presidentit Recep Tayyip Erdogan do t’i jepen kompetenca edhe më të thella.
Mbështetësit e Erdoganit thonë se ky sistem i ri do ta modernizojë vendin, por kundërshtarët në anën tjetër kanë frikë se kjo mund t’i qojë ata në autoritarizëm shumë më të madh, përcjell Koha.net.
Një "Po" mund të bëjë që Erdogani të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.
Raportet e para tregojnë se pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe.
Në pjesën juglindore Dijarbakir, është mbyllur votimi më herët për shkak të incidentit ku u vranë tre persona pas një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën e të votuarit.
Rreth 55 milionë njerëz kanë pasur të drejtë të votojnë në 167,000 vendvotime.
-
Përfundon periudha e votimit
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Votimi deri në 17, rreth 200 mijë më pak se në dhjetor
-
Rreth 130 mijë qytetarë më pak votuan deri në orën 15:00, krahasuar me dhjetor