Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit planifikojnë të mblidhen për një samit tjetër për të diskutuar mbi konfliktin në Siri.
“Takimi do të zhvillohet në gusht në Turqi”, njoftoi sot zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.
Gjithashtu pritet që shumë shpjet të takohen liderët e Turqisë, Francës dhe Rusisë në një samit, sikurse është vendosur gjatë takimit të G20-ës në Japoni në fund të qershorit.
Një samit mbi Sirinë në këtë format u mbajt për herë të parë në tetor 2018, kur kancelarja Angela Merkel mbërriti në Stamboll për këtë qëllim, edhe takimi i radhës pritet të zhvillohet sërish në Stamboll, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadoll./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia, Irani dhe Rusia do të takohen për të diskutuar mbi Sirinë, thotë burimi turk
-
Putini do të takohet me presidentin turk dhe atë iranian në Teheran
-
Samit Rusi-Turqi-Iran për të vendosur të ardhmen e Sirisë
-
“Dita e të Dashuruarve” bashkon Putinin, Erdoganin dhe Rohanin
-
Turqia, Irani dhe Rusia afër marrëveshjes për Sirinë