Rusia, Irani dhe Turqia janë afër arritjes së një marrëveshje, mbi përbërjen e një komiteti sirian, që mund të hapë rrugën për hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhjeve pas një lufte shkatërruese civile, thanë diplomatët të martën.
Ministrat e Jashtëm të trija vendeve, të cilët mbështesin anë të kundërta në konfliktin gati tetëvjeçar të Sirisë, filluan bisedimet në Gjenevë për të nënshkruar propozimin e tyre të përbashkët në mënyrë që më pastaj të kërkojnë miratimin e Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Presidentit, Bashar al-Asad, dhe opozita që luftojnë për ta rrëzuar atë, kanë paraqitur një listë me nga 50 emra për të qenë pjesë e komitetit. Por, Rusia, Irani dhe Turqia po insistojnë që 50 emrat tjerë të jenë nga shoqëria civile dhe nga “të pavarurit”.
-
Rusia, Irani dhe Turqia nuk arrijnë të pajtohen me përbërjen e trupës kushtetuese në Siri
-
Turqia, Rusia dhe Irani përgatiten për samitin e radhës për Sirinë
-
Rusia, Kina e Irani pajtohen për rifillim të bisedimeve shumëpalëshe për programin bërthamor
-
Kina, Irani dhe Rusia fillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit
-
Diplomatët amerikanë e ata rajonalë takohen për ta diskutuar të ardhmen post-Assad të Sirisë