Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja mund të tërheqë ambasadorët e saj nga Abu Dhabi, pasi që Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.
Ministria e Jashtme e Turqisë gjithashtu ka thënë se historia kurrë nuk do të harrojë “sjelljen hipokrite” të Emirateve me një marrëveshje të tillë, gjë e cila i ka ndryshuar politikat në Lindjen e Mesme, shkruan Al Jazeera.
Udhëheqësit palestinezë e denoncuan këtë marrëveshje si “thikë në shpinë” ndaj kauzës së tyre, transmeton KOHA.
“Ky gjest kundër Palestinës nuk mund të tolerohet. Tani Palestina ose do të mbyllë, ose do të tërheqë ambasadën e saj në Emirate. E njëjta gjë vlen edhe për neve”, tha Erdogan të premten.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, ka bërë që Emiratet e Bashkuara Arabe të themelojnë marrëdhënie të plota me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994.
Turqia ka lidhje diplomatike dhe tregtuese me Izraelin, por marrëdhëniet janë të tendosura me vite. Në vitin 2010 komandot izraelite vranë 10 aktivistë turq që po përpiqeshin të thyenin një bllokadë në Rripin e Gazës, që udhëhiqet nga lëvizja palestineze Hamas.
-
Turqia tërheq ambasadorin nga Tel Avivi
-
“Armiku i përbashkët” afron Izraelin me Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
-
Erdogani e falënderon Trumpin që tregoi gatishmëri për marrëveshjen Izrael-Hamas
-
Erdogani niset për në SHBA, thotë se do t’i diskutojë "masakrat" e Gazës në OKB