Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit luajti një rol në negociata, shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit.
Në një deklaratë të postuar në X, Erdogan falënderoi Trumpin për “demonstrimin e vullnetit të nevojshëm politik”, si dhe Katarin dhe Egjiptin për lehtësimin e marrëveshjes.
Erdogani tha se Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe do të vazhdojë të kontribuojë në proces.
“U shpreh përshëndetjet e mia të përzemërta vëllezërve dhe motrave të mia palestinezë që kanë duruar vuajtje të papërshkrueshme për dy vjet”, tha presidenti turk.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se dërgimi i ndihmës humanitare në rajon është një përparësi dhe theksoi nevojën urgjente për të filluar rindërtimin e Gazës.
Izraeli dhe Hamasi dakordohen për fazën e parë të planit të paqes
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se "Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë...-
Osmani për marrëveshjen Izrael-Hamas: Trumpi tregoi lidership të vërtetë
-
Trump kritikon aleatët: Njohja e Palestinës është shpërblim për Hamasin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Trump: SHBA-ja pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
-
Trumpi njofton se armëpushimi Izrael – Liban është zgjatur edhe për tri javë