Turqia ka nisur ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare me Iranin për të parandaluar fluksin e refugjatëve, kryesisht afganë, pas ngjarjeve të fundit në Afganistan. Deri më tani është ndërtuar rreth 5 kilometra, ndërsa pritet të shkojë deri në 295 kilometra.
Muri do jetë i fortifikuar me tela, gjemba dhe llogore, raportojnë mediumet ndërkombëtare.
"Ne do t'i rrisim punët tona dhe do të përforcojmë të kuptuarit se ‘kufijtë tanë janë të pakalueshëm’, tha ministri i turk Mbrojtjes Hulusi Akar, sipas një raporti të Hurriyet Daily.
Mijëra afganë janë kthyer në refugjatë duke u larguar nga vendi i tyre, pasi talebanët u futën, disa ditë nga tërheqja e trupave amerikane.
Artikuj të ngjashëm
-
Greqia instalon muri në kufi me Turqinë nga frika e emigrantëve afganë
-
Varret e imigrantëve afganë në Turqi dëshmojnë për rreziqet kufitare
-
Kufiri i Iranit me Turqinë ofron një rrugëdalje, por pak po largohen përgjithmonë
-
OKB: Irani ka dëbuar më shumë se gjysmë milioni afganë që nga përfundimi i luftës me Izraelin
-
Turqia rrit sigurinë në kufirin me Iranin