Ministri serb i Tregtisë, i Turizmit dhe i Telekomunikacionit i Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se gjatë disa muajve të ardhshëm në Serbi, në Zvornikun e Vogël, do të hapet edhe një fabrikë turke e tekstilit ndërsa po bisedohet për hapjen edhe të dy të tjerave, transmeton Koha.net .
Lajiqi, i cili e ka hapur Panairin e tekstilit „Balkan Tekstil 2019”, ka thënë se në Serbi janë 29 fabrika tekstili me pronarë nga Turqia, ndërsa, siç njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug, vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit janë ndërtuar dhjetë fabrika.
Ai ka shtuar se në industrinë e tekstilit në Serbi janë të punësuar 50 mijë veta.
Në Panair kanë marrë pjesë 50 ekspozues, nga të cilët 32 ishin nga Turqia.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajiq: Taksa drejt heqjes, importuesit në veri po presin mallrat e Serbisë
-
Turqia ia hap Serbisë dyert për tregti të lirë, kjo pret bum
-
Serbia ndërhyn në zgjedhje me konkurse pune e apele për ta votuar Listën Serbe
-
Serbia hap konkurs për punësime në institucionet paralele serbe në Kosovë
-
Stellantis do të nis prodhimin e veturave elektrike në Serbi