Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi të hënën ka shënuar rekord për të tetën ditë radhazi, me 188 vdekje në 24 orët e fundit, thonë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i rasteve me koronavirus, përfshirë edhe ato asimptomatike, po ashtu ka shënuar rekord me 31,219.
Për katër muaj, Turqia ka raportuar vetëm rastet me simptoma, por që nga e mërkura i ka dhënë të gjitha rastet.
Numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 13,746, raporton Reuters.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia regjistron numrin më të madh të rasteve me COVID-19 që nga 6 janari
-
193 të vdekur nga COVID-19 në Turqi gjatë së shtunës
-
251 të vdekur nga COVID-19 në Turqi, mbi 19 mijë raste të reja
-
Turqia shënon numrin më të lartë ditor të të vdekurve nga koronavirusi - 254
-
Numër rekord i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi