Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numër rekord i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi

Foto: Reuters / ilustrim

Turqia ka regjistruar numër rekord të të vdekurve në një ditë, që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë vdekur 243 persona, duke e çuar në 17,364 të vdekur në total.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar 27,515 raste të reja nga koronavirusi, përfshirë edhe rastet asimptomatike.

Që nga fillimi i pandemisë Turqia ka regjistruar 1,955,680 të prekur nga COVID-19.