Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

193 të vdekur nga COVID-19 në Turqi gjatë së shtunës

Turqia ka regjistruar 9.877 raste të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. Autoritetet turke njoftojnë se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 193 persona, duke u cilësuar si rënie e rasteve të vdekjeve.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Turqi është 2.291.912 persona ndërsa 21.488 pacientë kanë vdekur, raporton reuters.

Turqia ishte në një bllokim prej katër ditësh gjatë festës së Vitit të Ri.