Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia lëshon urdhër-arreste për 3,224 persona

Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për 3,224 persona rreth lidhjeve të dyshuara me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, kanë raportuar kanalet e lajmeve NTV dhe CNN Turk të mërkurën, që shënon një prej aksioneve më të mëdha të kohës së fundit kundër rrjetit të cilin Turqia e akuzon për tentim-puçin e korrikut të kaluar.

Më shumë se 1,000 prej tyre veçse janë ndaluar, ka thënë NTV.

Ministri i Brendshëm turk ka thënë më herë se operacioni ka pasur për cak strukturën e rrjetit në forcën policore.

Artikuj të ngjashëm