Autoritetet turke kanë ndaluar 800 persona gjatë natës së mbrëmshme si të dyshuar për lidhje me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, kanë thënë të mërkurën burime të sigurisë, që konsiderohet një prej operacioneve më të mëdha të kohës së fundit kundër rrjetit të cilin Turqia e akuzon për tentim-puçin e dështuar të korrikut të vitit të kaluar.
Ata thonë se aksioni kishte për cak strukturën e rrjetit në forcën policore. Urdhër-arreste janë lëshuar për 1 mijë persona, nga të cilët 803 janë ndaluar, thonë burimet, në operacionet e kryera përgjatë 81 provincave të Turqisë, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë ndaluarit do të dërgohen në kryeqytetin turk, Ankara.
Pas tentim-puçit të dështuar në korrik, autoritetet kanë arrestuar 40,000 njerëz dhe kanë shkarkuar apo suspenduar 120 mijë të tjerë nga një varg i gjerë profesionesh, përfshi ushtarë, policë, mësues e shërbyes civilë, si të dyshuar për lidhje të supozuara me grupet terroriste, transmeton Koha.net.
Arrestimet e fundit erdhën 10 ditë pas referendumit të kontestuar i cili i dha pushtet të zgjeruar presidentit Tayyip Erdogan.