Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se vendi i tij nuk e ka ndërmend të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Turqia e sotme nuk ka nevojë për kredi nga FMN apo mbështetje teknike”, tha ai.
Siç shtoi ai, tema e huazimit nga FMN-ja është “e mbyllur njëherë e përgjithmonë”, transmeton ksp.
Turqia pagoi borxhet e saj të fundit ndaj FMN në vitin 2013 dhe diskutime të reja mbi këtë temë kanë nisur pas rënies së monedhës vendase - lira turke, në gusht për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me SHBA, pasi Washingtoni vendos detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Turqia.