Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia e Gjermania pajtohen për arsimimin e imamëve

Gjermania dhe Turqia janë pajtuar që gradualisht t’i japin fund dërgimit të imamëve të punësuar nga shteti turk në Gjermani. Në vend të kësaj do të kenë imamë të trajnuar në Gjermani për të shërbyer në komunitetin më të madh të migrantëve turq aty.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar për vite të rrisin numrin e imamëve të arsimuar brenda vendit për të ulur ndikimin e shteteve të huaja në komunitetin mysliman.

Si pjesë e iniciativës trajnuese gjermano-turke, 100 imamë do të arsimohen në Gjermani çdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm, ndërsa numri i imamëve të përcaktuar nga Turqia gradualisht do të zvogëlohet me të njëjtin numër, raportoi AP. 

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, e quajti marrëveshjen “një arritje të rëndësishme për integrimin dhe pjesëmarrjen e komunitetit mysliman në Gjermani”.

“Na duhen predikues që flasin gjuhën tonë, e njohin vendin tonë dhe i qëndrojnë vlerave tona”, ka thënë ajo.

Rreth 5.5 milionë nga 83.2 milionë banorë të Gjermanisë janë myslimanë, dhe gati 3 milionë njerëz në vend janë turq ose kanë rrënjë turke.

Për shumë dekada, qeveria turke kanë ushtruar ndikim mbi komunitetin e migrantëve përmes prijësve fetarë myslimanë që i dërgoi të punojnë në Gjermani.`

Artikuj të ngjashëm