Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se planifikon që ta rrisë buxhetin për mbrojtje në 75 miliardë dollarë.
“Numri i projekteve në industrinë e mbrojtjes është rritur nga 62 në 750 dhe numri i kompanive nga 56 në 2700. Kur ne erdhëm në pushtet në vitin 2002, vlera e projekteve të mbrojtjes ishte 5.5 miliardë dollarë. Sot, vlera e tyre është më shumë se 60 miliardë dollarë. Nëse marrim parasysh edhe projektet që tash janë në fazën e tenderimit, do ta rrisim buxhetin për industrinë e mbrojtjes në 75 miliardë dollarë”, ka thënë Erdogan, raporton “Hurriyet”.
Ai ka thënë se një buxhet më i madh ushtarak do të çonte në përparim në të gjitha fushat.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Liderët e NATO-s prezantojnë marrëveshje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë
-
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
-
Tajvani synon të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, përballë kërcënimit nga Kina
-
Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore