Botë

Turqia dhe Finlanda do të takohen për çështjet e NATO-s

Ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Turqisë do të takohen për të diskutuar anëtarësimin e shtetit nordik në NATO, shkruan Sky News të shtunën.

Turqia ka sinjalizuar se do të donte të diskutonte pranimin e Finlandës në organizatë përpara se të jepte miratimin.

"Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje", ka thënë ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavesto.

Fillimisht u raportua se Turqia do ta vërë veton ndaj çdo përpjekjeje të Finlandës ose Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO. Por kjo është mohuar nga zëdhënësi i Erdoganit.